TIRANË-Dalja e videos së re me personazh kryesore Fredi Alizotin, kunatin e Albert Veliut dhe dosja Babale janë diskutuar mbrëmjen e sotme në Repolitix. Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë gazetari Ylli Rakipi, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, avokati i Jetmir Olldashit, Clirim Gjata dhe deputeti socialist Xhemal Qefalia.
Ylli Rakipi, drejtues i emisionit "Të Paekspozuarit", ka rrëfyer në emisionin "Repolitix", në Report Tv sesi u njoh me audiopërgjimin e Albert Veliut, "Babales", ku pretendohej se ishtë regjistruar vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një ngarkesë kanabisi me qëllim trafikimin drejt Italisë. Rakipi thotë se ish-gazetari i emisionit të tij, Jetmir Olldashi, i ka sjellë vetëm një material audio, dhe jo video dhe për këtë shkak ai nuk e ka konsideruar si të vlefshëm. Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka zbuluar se është Florenc Hoxha, ish-polici i PD, personi që ka intervistuar Fredi Alizotin në videon e publikuar dje nga deputeti Ervin Salianji.