Ish-deputeti demokrat Ervin Salianj i marrë si i pandehur për çështjen “Babale” ka vendosur të kallëzojnë penalisht drejtuesit e policisë së Fierit dhe prokurorët e çështjes. Pasi ka publikuar dy përgjime të reja ku përmendetet “shefi i madh” Salianji thekson se ai është ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Deklarata e Ervin Salianjit
Përgjimet zyrtare, që Prokuroria në mënyrë të paligjshme, nuk i ka zbardhur, faktojnë se dëshmitari i Edi Ramës është i sajuar, është blerë dhe mbajtur me lekë për llogari të pushtetit të Edi Ramës.
Përgjimet zyrtare faktojnë në mënyrë tronditëse vendosjen e policisë, prokurorisë, dhe qeverisë nën urdhrat e një trafikanti të dënuar, që mori përsipër rolin e shpëtimtarit të qeverisë së Edi Ramës.
Sot po bëjmë publik dy përgjime, që faktojnë jo vetëm se drejtuesit e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, FrediAlizoti, por që, ai qe ka deleguar qepjen e kesaj afere është edhe ai që në bisedë quhet “shefi i madh” dhe që faktet provojnë se ai është Fatmir Xhafaj.
Edi Rama vuri bast karrigen e kryeministrit, kur opinioni publik u njoh me faktet tronditëse të trafikut të drogës nga vëllai i ministrit tëBrendshëm Fatmir Xhafaj. Në atë kohë, Edi Rama shpalli i pari pafajësinë e Agron Xhafajt dhe akuzoi Partinë Demokratike se kishim sajuar ngjarjen.
Opinioni publik e ka parë përgjatë gjithë këtij viti sesi policia dhe prokuroria u vunë në shërbim të karriges së Edi Ramës dhe u investuan me sajimin e dëshmitarit të rremë kundër opozitës.
Ata sajuan dosjen sipas porosisë së Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, për të marrë të pandehur denoncuesit e krimit qeveritar. Por, të verbuar nga pushteti, lanë pas në dosje, gjurmët tronditëse të vënies sështetit në shërbim të mbulimit të krimit dhe fallsifikimit të provave.
Dosja “Xhafaj” është prova më konkrete se Shqipëria është sot njënarkodemokraci, ku policia dhe prokuroria nuk janë në shërbim të zbulimit të së vërtetës, por të linçimit të kundërshtarëve të qeverisë dhe mbrojtjes sëtrafikantëvë të drogës, në këtë rast, të vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Përgjimet zyrtare, që Prokuroria në mënyrë të paligjshme,nuk i ka zbardhur, faktojnëse dëshmitari i Edi Ramësështë i sajuar, është blerë dhe mbajtur me lekë për llogari të pushtetit të Edi Ramës.
Përgjimet zyrtare faktojnë në mënyrë tronditëse vendosjen e policisë, prokurorisë, dhe qeverisë nën urdhrat e një trafikanti të dënuar, që mori përsipër rolin e shpëtimtarit të qeverisë së Edi Ramës.
Sot po bëjmë publik dy përgjime, që faktojnë jo vetëm se drejtuesit e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, FrediAlizoti, por që, ai qe ka deleguar qepjen e kesajafereështë edhe ai që në bisedë quhet “shefi i madh” dhe që faktet provojnë se ai është Fatmir Xhafaj.
Siç e dëgjuat, dëshmitari i sajuar i kërkon Drejtorit të Policisë së Fierit të takohet me shefin e madh. Këto bisedames Drejtorit të Policisë së Fierit dhe dëshmitarit të sajuar janë zhvilluar në datat 7 dhe 8 qershor 2018. Në këto data, është e vërtetë se shefi i madh i policëve ndodhet jashtë shtetit. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, shefi i madh, Fatmir Xhafaj, ndodhet në Kroaci, në një vizitë zyrtare.
Përgjimet faktojnë se Edi Rama e ka humbur bastin. Ai është faktuar si arkitekti i mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj, ndërsa Fatmir Xhafaj si ministri që vuri policinë dhe prokurorinë në shërbim tëfallsifikimit të së vërtetës.
Partia Demokratike ka vendosur të kallëzojë penalisht drejtuesit e policisë së Fierit dhe 4 prokurorët e çështjes “Xhafaj” për shpërdorim detyre, fallsifikim të provave dhe fshehjen e së vërtetës.
Sado të paprekshëm të duken tani, narkoshteti i ndërtuar prej Edi Ramës, nuk do të triumfojë! Herët apo vonë, Edi Rama dhe shërbëtorët e tij do të përballen me ligjin dhe drejtësisë e vërtetë!