'Babanë të sëmurë mendor e nënën pa punë'/ 46-vjeçari e merr vajzën për t'u kujdesur, por e përdhunon sistematikisht...arrestohet çobani në Pogradec

12 Shtator 2020, 16:03

POGRADEC- Baba i dy vajzave të vogla u arrestua sepse dyshohet se ka kryer për një muaj resht marrëdhënie seksuale me shoqen e tyre 13-vjecare.

Të paktën ky është version zyrtar i policisë së Pogradecit për ngjarjen në fshatin Buçimas të Pogradecit. “Arrestimi i 46 vjecarit u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.