'Babë, ata kanë frikë se lajmëron policinë'/ Misteri i zhdukjes së 18-vjeçares!

4 Nëntor 2019, 17:53

TIRANE- Mbrëmjen e sotme në emisionin ’’Pa gjurmë’’ u denoncua humbja e një 18-vjeçareje dy javë më parë. Prej 21 tetorit të këtij viti, Rozaldina Nasufi, një 18-vjeçare nga Shkodra, pjesë e komunitetit rom, rezulton e humbur. Rozaldina vajza e vogël e familjes Nasufi me 8 anëtarë doli rreth orës 13:30, pasi i kërkoi para babait doli për të shkuar tek marketi i lagjes. Që nga ai moment ajo nuk u kthye më në banesë. Familjarët dyshojnë se vajza e tyre mund të jetë rrëmbyer për arsye trafikimi.

Ata nisën kërkimet por nuk mundën të denonconin në polici pasi, nga një mesazh dërguar në facebook dy ditë pasi u zhduk 18-vjeçarja i shkruante ''Babë, ata kanë frikë se mos lajmëro policinë''. Familjarët thonë se 18-vjeçarja nuk dilte shpesh nga shtëpia, dhe në ato pak herë që lëvizte ishte gjithnjë e shoqëruar prej tyre.