Baçi për Report Tv: Do jetë protestë paqësore! Rama nuk mund të shpallet mbret i Shqipërisë

8 Qershor 2019, 19:48

Në drejtim të protestuesve të ardhur nga qarku i Fierit, kryetari i PD-së në këtë qytet, Luan Baçi tha në një prononcim për gazetarin e Report Tv tha se protesta do të jetë paqësore. Kryedemokrati i Fierit tha se nuk mund të ketë zgjedhje vetëm me një palë, dhe nëse Edi Rama nuk do që populli të shkojë në përplasje ditën e zgjedhjeve, duhet të largohet nga pushteti.

"Nëse nuk do t'i çojë qytetarët në përplasje ai duhet të dorëhiqet. Nuk ka zgjedhje më një palë. Duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve shqiptarëve që është një zë i fuqishëm dhe buron nga e drejta e tyre.

Protestë e qetë apo e dhunshme? Baçi përgjigjet:

"Gjithmonë protestat kanë qenë paqësore, gjithmonë do të jenë paqësore, por do të jenë të forta të qëndrueshme, nuk ka asnjë hap pas. Do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk mund ta lëmë Edi Ramën të shpallet mbret i shqiptarëve".

    No videos found.