Bajrajt u pajtuan me Tuzin para vrasjes, si u zvarritën dosjet për 17 vite

25 Shtator 2018, 14:02

Për një periudhë 16-vjeçare dy ngjarje kriminale kanë qëndruar të pluhurosura në prokurorinë dhe policinë e Shkodrës, ku megjithëse diheshin se kush ishin autorët askush nuk ka patur guximin t’i hapte dhe të merrej me këto vrasje seriozisht, ose të gjithë prokurorët dhe policët që kanë zënë me dorë dosjet e dy vrasjeve, Arben Tuzit dhe Fabiola Hyseni (Bajri), kanë shfrytëzuar ato për të marë një dorë parash nga Behar Bajri, në mënyrë që ai të jetonte i qetë dhe i pashqetësuar nga askush.

Mirëpo një armë zjarri, tip pistoletë e sekuestruar në shtëpinë e Behar Bajrit, pikërisht në datën 20 qershor 2002, ditë dhe kur është raportuar e vetëvrarë bashkëjetuesja e tij Fabiola Hyseni, ka nxjerë në dritë të gjithë enigmën, por çuditërisht askush gjatë këtyre viteve nuk ka guxuar të ekspertojë këtë armë dhe të rihapë çështjen. Një vit më parë drejtuesit e prokurorisë së Shkodrës, pasi vlerësuan në tërësi të gjithë dosjet e vjetra, kanë vendosur të kryejnë një ekspertim balistik dhe teknik të pistoletës së gjetur në banesën e Behar Bajrit në vitin 2002. Për çudi, kjo armë rezultoi të kishte kryer qitje jo vetëm në rastin e vdekjes së Fabiola Hysenit 15-vjeçe, por edhe tek ekzekutimi i Arben Tuzit në datën 7 shkurt 2001 në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, afër stacionit të Mikrobuzëve. Arma rezulton e njëjtë dhe është përdorur në të dyja këto vrasje.

    No videos found.