Bajram Begaj votohet sot në Kuvend/ Salianji: Nuk do të marr pjesë në procesin e votimit

4 Qershor 2022, 18:05

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar se nuk do të votojë për Bajram Begajn si president. Pra nuk do e bojkotojë si proces, por nuk do jap votën e tij as pro dhe as kundër.

“Për të ardhur keq që ka përfaqësues të PD që nga padijenia politike dhe naiviteti, krijojnë perceptimin që ulen në tryezë vetëm për pazare, e nxori presidentin nga zarfet e tij, duke qenë se është e njëanshme, nuk do marr pjesë në votim, duke respektuar institucionin, por jo bojkot. Janë taktika parlamentare që do të zbatohet”, tha Salianji