Bajram Begaj zgjidhet president i ri i Shqipërisë me 78 vota pro dhe 4 kundër! Opozitës 'i rrjedh' një votë

4 Qershor 2022, 19:13

Bajram Begaj është zgjedhur president i 8 i Republikës së Shqipërisë. Nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë mori 78 vota pro dhe 4 vota kundër dhe një abstenim ndërsa i duheshin vetëm 71 për të zëvendësuar Ilir Metën.

Në procesin e votimit morën pjesë 83 deputetë, nga të cilët 74 ishin nga mazhoranca. Nga opozita votuan Mesila Doda, Shpetim Idrizi, Nusret Avdullai, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho ndërsa në votime morën pjesë edhe tre deputetë të PSD.

  •