Baleti 'Liqeni i Mjellmave', 'pushton' Pallatin e Kongreseve

16 Qershor 2018, 23:02 | Përditesimi: 17 Qershor 2018, 11:06

Kryevepra e Tchaikovsky “Liqeni i Mjelmave” është rikthyer si shfaqja më e suksesshme e trupës së baletit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në sezonin e shkuar. Pallati i Kongreseve ka mirëpritur mbrëmjen e sotme produksionin madhor, që vjen nga artistët e TOB shfaqja me e suksesshme.

Publiku ka shijuar për plotë 2 orë performancën e trupës së baletit, që ka mbajtur në peshë sallën e mbushur plotë të Pallatit të Kongreseve. “Liqeni i Mjelmave” do të shfaqet për publikun edhe ditën e nesërme në orën 20:00 në Pallatin e Kongreseve.