Balla: 18 vrasje në Shkodër kur Basha ishte ministër i Brendshëm, sot vetëm 8-të

3 Shtator 2018, 18:20

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar seanca e parë parlamentare pas shkëputjes së pushimeve. Në sallë prezent kanë qënë vetëm deputetët e maxhorancës, ndërsa opozita (PD, LSI dhe aleatët e tjerë) siç edhe kishte paralajmëruar ka zhvilluar një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka mbajtur edhe një fjalë hapëse duke numëruar arritjet e sesionit të kaluar, duke iu bërë edhe njëherë thirrje palëve politike që të bashkëpunojnë për të shkuar më afër Europës.

Të gjitha kontributet tona përfshirë edhe luftën politike, t’ja kushtojmë luftës europiane. Të gjithë së bashku duhet të mësojmë nga përvoja e parlamentin Kroat, i cili ka miratuar 683 ligji në kuadër të reformës së përafrimit.

Gramoz Ruçi, kreu i Kuvendit Fjalën pas Ruçit e ka marrë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taluant Balla dhe pas tij ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kryefjala e fjalimit të tyre kanë qënë ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në Shkodër dhe akuzat e opozitës ndaj qeverisë.

Balla:  Shifrat janë të tilla që rendi publik prej vitesh ka qenë problematik në Shkodër dhe përsa i përket vrasjeve, në 2010 kur ministër ishte Basha, ato arritën edhe në nivelin më të lartë, 18 vetëm në Shkodër gjatë 2010, krahasuar me një shifër 8 vrasje gjatë 8 mujorit të 2018. Edhe gjatë 2012 ka qenë 18 dhe mesatarja ka qenë në qeverisjen e PD dhe 9 në mandatin tonë të parë. Ne jemi shumë të shqetësuar për jetët e humbura nga krimi. Zoti ministër kemi besim te puna juaj dhe presim reagimin sa më të shpejtë, një përgjigje kuptimpoltë ndaj kujtdo. Mediat të mos ushqejnë popullin me helmin e çorbës së SHQUP-it.  Vëmendja jonë është tek njerëzit.