Balla: 8 vjet në pushtet, PD dhe LSI dhanë 600 leje legalizimi në gjithë qarkun e Elbasanit

5 Prill 2021, 18:32

Elbasan-Drejtuesi Politik i Partisë Socialise në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Rajonit 6. Në fjalën e tij, Balla iu përgjigj kritikave të PD-së, të cilët pretendojnë se nuk është bërë asgjë në këto 8 vite, duke thënë se mjafton që të shohin depon e ujit që është një investim shumë i madh për të gjithë zonën. Balla thotë se është një investim i rëndësishëm edhe për zonën e Krastës, që arrin vlerën e 3.5 miliardë lekëve, për të garantuar ujë të pijshëm 24 orë. 

“Siç mbajta fjalën me krahinën tonë të Shmilit, për rrugën që të shumëkush thoshte s'ka për tu bërë  kurrë, kjo këtu është shumë herë më e lirë dhe më e bëshme se ajo lart. E dyta meqë këta të Partisë Demokratike kishin bërë takim edhe thoshin “S’ka bërë asnjë punë”, mjafton të ngrejnë kokën si i themi ne tek Teqja e të shohin depon e ujit, që është një investim shumë i madh për të gjithë zonën këtu, por edhe për zonën e Krastës, gati 3.5 miliard lekë për të garantuar që uji i pijshëm këtu të mos mungojë më kurrë. Investimi është në zbatim e sipër, kryetarin e Bashkisë e keni këtu”, tha Balla.