Balla akuza Bashës: Shkon dhe takon banorët e 'Astirit' me makinën e 'Victoria Invest', pronari është kumbari yt

21 Dhjetor 2018, 17:49

Taulant Balla i ka kujtuar sërish Lulzim Bashës se kompania "Victoria Invest'' që do ndërtojë "Unazën e Madhe", është e kumbarit të tij. Nga foltorja e Kuvendit, Balla shkoi edhe më tej kur deklaroi se Basha shkon çdo pasdite dhe takon banorët e "Astirit" me një prej automjeteve të kësaj firme. Duke iu referuar emrit të kompanisë, Balla tha se pikërisht një nga vajzat e Bashës quhet Victoria.

“Kam një dosje, do ta jap kur të mbarosh. Çdo ditë ti shkon për të takuar banorët e Unazës me këtë makinë. Kjo tregon lidhjen tënde me kompaninë Victoria Invest, dhe të kujtoj që dhe një nga vajzat e tua e ka emrin Viktoria. Janë arsye të kumbarllëkut, kumbare e familjes tënde. Ngrije kokën ngrije”, tha Balla.