Balla i përgjigjet Metës për drejtësinë Fjalimet e Berishës si të Kujtim Gjuzit

23 Maj 2019, 13:58

"Ne jemi kundërshtarë, por ama kur vjen cështja te rruga europiane duhet jemi bashkë. Më vjen keq, që ka politikanë që sa më shumë i afrohet Shqipëria një momenti historik rreken për ta dëmtuar. Në mërkurën në mesditë KE do të rekomandojë fillimin e bisedimeve mes Shqipërisë dhe BE-së. Më vjen keq që Presidenti e rendit veten në krahun e atyre që mendojnë se reforma në drejtësi nuk ka ecur si duhet edhe pse të gjitha institucionet ndërkombëtare e vlerësojnë apo për më keq, ëq parlamenti sipas tij, nuk qenka funksional. Po pse? Se këtu nuk është Monika por Ralfi, apo se i mungojnë fjalimet e pa pikë e presje të Berishës dhe që janë zëvendësuar me fjalime të ngjashme të Kujtim Gjuzit? Le ta shfrytëzojmë këtë kohë për Shqipërinë Europiane. Edhe e fundit që ta dini, zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Për ata që nuk e dinë 30 qershori është afat ii fundit Kushtetues për mbajtjen e zgjedhjeve dhe kush guxon të dëmtojë procesin ua kam lexuar Kodin Penal" tha ai.