Balla i shtrin sërish dorën opozitës: Të bashkëpunojmë për Reformën Zgjedhore

11 Shtator 2019, 14:52 | Përditesimi i fundit: 2019-09-11 16:40:04

Ditën e sotme është konstituuar Këshilli i Qarkut të Elbasanit. Kryetari i këtij qarku është zgjedhur Bukurosh Stafa. Ndërkohë në këtë konstituim ka qenë i pranishëm edhe kreu i grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla.

Balla ka thënë se u ka kërkuar krerëve të qarkut të Elbasanit më shumë bashkëpunim. Ndër të tjera Balla ka shtrirë edhe një herë dorën për bashkëpunim me opozitën jashtë parlamentare duke thënë se kjo do t'i vinte në ndihmë vendit për të realizuar me sukses Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi.

Ndërsa takimi mes presidentit Meta dhe kreut të PD, Lulzim Basha, për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nuk përbën asnjë lajm. Balla ndër të tjera ka deklaruar se në qytetin e Elbasanit do të ofrohen 2 punonjës të ministrisë së Drejtësisë për konsulencë ligjore për të gjithë ata persona që nuk kanë mundësi të paguajnë.