Balla: Investimi në Përrenjas, shembull se nuk ka dallime politike

2 Prill 2019, 13:07

Në fjalën e tij në takimin në Rrajcë, ku filloi punimet ndërtimi i ujësjellësit i cili do ti shërbejë 7 mijë banorëve, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialisite, Taulant Balla tha se janë 5 milion euro që investohen në ujësjellsin e kësaj zone dhe janë më shumë se 7 mijë banorë të cilët do të përfitojnë.

"Ky është një projekt që nuk është vetëm në qarkun e Elbasnit, por zhvillohet njëkohësisht në Bashkinë e Pogradecit dhe Korçës. Është një prej projekteve që qeveria shqiptate ka zhvilluar me KfË prej vitesh dhe bën pjsë në bilancin e projekteve që kanë të bëjnë me ujin e pijshëm. Falenderoj qeverinë gjermane. KfË është institucioni financiar që është në vendin e pare sa i përket financimit të projekteve për ujin e pijshën në Shqipëri në këto 28 vite", tha Balla.

Sipas Ballës 4 vitet e fundit janë investuar 11 miliard lekë nga qeveria Rama në Prrenjas.

"Ky është tregues i qartë që ne kurrë nuk kemi bërë diferencime mes bashkive të cilat drejtohen nga socialitët apo nga të bashkive që drejtohen nga forca të tjera politike", u shpreh Balla.