Balla kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Të përfshihen 10 projekt ligjet e Reformës në Drejtësi

23 Mars 2021, 10:19

Nënkryetari i grupit parlamentar në Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar gjatë seancës së sotme plenare që në rendin e ditës të futen 10 projektligje të Reformës në Drejtësi.

‘Do të kërkojë që në rendin e ditës të përfshihen edhe 10 projektligjet përsa i përket Reformës në Drejtësi. Të 10 këto projektligje janë diskutuar dhe miratuar me konsensus.’- tha Balla.