Balla me deklaratë të fortë: Pas kokainës së kapur në Durrës fshihen persona të lidhur me PD

22 Maj 2018, 13:07 | Përditesimi i fundit: 2018-05-22 14:39:59

Një ditë pas akuzës bombë të kryeministrit Edi Rama se pas 613 kg kokainë të kapur në Durrës fshihen zyrtarë të lartë të PD, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka paralajmëruar se ditët në vijim do të dalin detaje të reja të cilat sipas tij inkriminojnë demokratët.

Duke i bërë thirrje Prokurorisë, që të hetojë dhe zbardhë sa më shpejt historinë e akuzave të opozitës për Agron Xhafajn, Balla deklaroi se ditët në vazhdim do të jenë shumë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg kokainë me persona të rangjeve më të larta të PD.

Ne e dimë mirë që Basha në këtë aventurë të rrezikshme është futur nga Berisha për një arsye që ka të bëjë me 613 kg kokainë. Prisni e duroni, ditët në vijim do jenë shumë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg kokainë me presona të rangjeve më të larta të PD. 

Taulant Balla, kreu i grupit të PS

Deputeti socialist vijoi më tej me akuzat në adresë të demokratëve, duke thënë se audio-përgjimi i publikuar nga PD, ku pretendohet se Agron Xhafaj implikohet në trafikun e drogës, është një kasetë e stisur nga ish-kryeministri Sali Berisha. 

Me gjëmën e lajmëruar për dje dhe të shfaqur si përshkallëzim i luftës antidrogë nga ana e Partisë Demokratike, është e qartë që Shqupi po i bën konkurrencë të pandershme Portokallisë, Al Pazarit e çdo estrade në televizione! Loja e ka kush e ka për autorin e përgjimit që Luli thotë e ka Babalja, ky thotë e ka gazetari dhe gazetari thotë se përgjegjësin e ka PD. Autorësia e përgjimit të ngelet jetim në prehrin e Saliut dhe me këtë histori Saliu po na del me tre djem, Shkëlzenin, Lulin dhe Babalen. Basha është i futur në një aventurë Don Kishoteske nga vetë Saliu për një përgjim, i cili duket ditën për diell që është një kasetë e stisur e një bisede që nuk ka ndodhur kurrë mes Babales dhe vëllait të ministrit.

    No videos found.