Balla: Meta, prodhim i gabuar i socialistëve (në FRESSH)...në ara me misra ka dhe kalli që s'bëjnë

24 Tetor 2020, 13:20 | Përditesimi i fundit: 2020-10-24 15:48:07

Për kreun e grupit parlamentar Taultant Balla, Ilir Meta është zgjedhje e gabuar e FRESSH, si një nga themeluesit e këtij forumi.

‘Fressh është një forum që ka një status të rëndësishëm në jetën politike të vendit. Ka prodhuar pafundësisht politikanë, ka bërë edhe ndonjë zgjedhje të gabuar, siç ishte Ilir Meta. Kemi pasur edhe atë kryetar Fresh-i, por edhe në një arë me misra, ka ndonjë kalli që nuk bën. Por përgjithësisht Fressh-i ka nxjerrë djem e vazja të cilët kanë ditur të ecin në rrugën e politikës”, tha Balla.