Balla në Report TV: Besoj se nisja e negociatave me BE do bëhet brenda vitit! Meta gjithë jetën ka kërkuar të dëmtojë PS! Marrja pjesë në tubime, akt i turpshëm i presidentit

15 Tetor 2020, 20:07

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla tha se ka shpresa të plota dhe beson se brenda 6-mujorit që Gjermania ka drejtimin e BE, Shqipëria të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare për nisjen e bisedimeve. Në lidhje me sulmet e Presidentit Meta, Balla i cilësoi si akt të turpshëm të tij që del nga roli i Presidentit dhe kthehet në një anëtar apo kryetar partie.