TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla nga studio e Report Tv u ka bërë thirrje demokratëve që të bashkohen “për të çuar për skrap” LSI-së, ose siç ai e quajti “sh.p.k e Ilir Metës. Kjo pasi sipas tij, do të ndihmonte edhe vetë demokratët që të shpëtonin nga ky bashkëpunim, teksa sqaroi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama mbi planin që tha se ka pasur me Bashën në 2017. “Në zgjedhjet e qershorit të 2017 në të gjitha sheshet e Shqipërisë, Basha është zotuar se SHPK e Ilir Metës, do e cojë për skrap dhe epitete të tjera që realisht unë si kundërshtar nuk mi nxë goja, sikurse Basha i lë të gjitha punët pa mbaruar, unë mendoj se jemi dakord që kjo sh.p.k duhet të shkoj për skrap, dhe u bëj thirrje demokratëve që ta çojmë sh.p.k e Metës për skrap dhe çdo votë e juaja për Lulin, shkon për Metën dhe është koha që të shpëtojmë PD dhe këta të tre, t’i heqim, Rama meriton qeverisjen”, tha Balla. Ndalur te largimet e LSI-së, mes tyre emra si Nasip Naço apo Lefter Koka, Balla u tregua i prerë se nuk do të promovohen nga PS-ja në përfaqësimin e saj. “Nuk është e vërtetë që PS do të promovojë në përfaqësimin e vetë ata që ikin nga LSI. Ka një shkërrmoqje të LSI-së. Për të gjithë ata që nuk e dinë, LSI lindi si një parti politike pas një shkëputje nga PS në vitin 2004”, tha Balla. Balla zgjodhi që të mos bënte asnjë parashikim se sa mandate mund të marrë PS-ja në qarkun e Elbasanit më 25 prill, por shtoi se ndryshimi nuk është kurrsesi treshja “Kryemadhi-Basha-Meta”. “Qytetarët do dinë të bëjnë dallim, por është në dorën e tyre të vlerësojnë nëse ne kemi bërë punën që duhet, unë besoj se dallimi është i dukshëm, nuk ëhstë ndryshim të kthehet se Berisha, Meta e Monika apo te Luli që nuk premton asgjë. Puna jonë, forca dhe fuqia transformuese e Ramës, që ka dhënë kontributin e tij, përballë nesh kemi një fazë të re se kemi tejkaluar me sukses pjesën më të vështirë të përballjes, kohë të vështira kanë nevojë për udhëheqje të sigurt, ne shqiptarët të mos dallojmë rëndësinë që ka për të vazhduar këtë proces, rimëkëmbja e ekonomisë”, tha Balla.
Balla në Report TV: Demokratët të na bashkohen ta çojmë për skrap 'sh.p.k e Ilir Metës'!
No videos found.