Balla nga Cërriku: PD-LSI janë bërë bashkë kundër Shqipërisë

6 Qershor 2019, 17:36

Nga Cërriku, teksa prezantoi kandidatin për Bashkinë, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla komentoi edhe situatën politike. Ai tha se ndryshe nga PD-LSI, PS po punon për të mirën e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE.

"Rruga kundër Shqipërisë ka bërë bashkë PD-LSI. Luli dhe Monika mundohen t'i bëjnë dëm rrugës Europiane të Shqipërisë", tha Balla.