Drejtuesi Politik i Partisë Socialise për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me banorët e Menglit në Elbasan. Në fjalën e tij, Balla u shpreh se PS u vendos përballë sfidave të forta siç ishte tërmeti dhe pandemia. Ai shtoi se në vitin 2013, i gjetën familjet që trajtoheshin me ndihmë ekonomike, në një skemë lëmoshe.
