Balla nga Elbasani: Reforma zgjedhore sukses! I kemi mundësitë ta kalojmë në Kuvend! Meta president mistrec dhe hileqar

23 Tetor 2020, 13:23

ELBASAN- Mazhoranca është e bindur se i ka votat për ta kaluar në Kuvend, ligjIn për ndryshimet në kodin Zgjedhor, pasi presidenti Ilir Meta e ktheu atë.

"Më vjen keq që presidenti i Republikës mori kohën për të vonuar procedurat parlamentare. Ne nuk kemi asnjë ditë për të humbur. Kodi zgjedhor është një kod i plotë i cili ka transferuar qasjen dhe i ka dhënë një fuqi më të madhe popullit të zgjedhë jo vetëm kryetarin dhe partinë politike që do por të zgjedhe edhe listën e kandidateve qe do. Çdo vonesë që vjen nga një president mistrec dhe hileqar unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë ta kalojmë. Reforma zgjedhore është sukses. Tani qytetaret nuk do të kenë një votë por dy vota meqë këtë e donte dhe presidenti", tha Balla nga Elbasani.