Balla nga Kuvendi: Prishëm koalicionin me LSI-në që të çonim para Reformën në Drejtësi, ta bëjmë me referendum kush është dakord kush jo

8 Mars 2021, 13:52

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla tha nga foltorja e Kuvendit se ta bëjnë me referendum nëse populli shqiptar është pro Reformës në Drejtësi apo jo.

Balla shtoi sakaq se përbetimet kundër Reformës në Drejtësi i kanë hasur që nga viti 2016 dhe shkëputja e koalicionit të LSI-së, me PS-në ka ndodhur vetëm e vetëm që Reformën ta çojnë para.