TIRANE- Rudina Hajdari do të depozitojë një kërkesë në Kuvend për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për cështjen e Teatrit Kombëtar. Seanca është nesër, por interpelanca nuk mund të zhvillohet nesër u shpreh kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla pasi duhet të depozitohet 48 orë përpara. Balla vlerësoi kërkesën për interpelancë duke deklaruar se debati duhet të bëhet brenda institucioneve dhe jo me protesta si opozita.
"Kërkesë një deputeti apo një grupi hyn automatikisht, respektohet e drejta e opozitës për t'u planifikuar. Nëse është depozituar sot nuk hyn në rregullat e përcaktuara, se duhet të jetë depozituar 48 orë para, por kjo nuk është ajo që duhet të ndaj me ju, por vlerësoj faktin që në një vend demokratik si Shqipëria këto janë mekanizmat që duhet të ndjekin të gjitha ata që i duan të mirën Shqipërisë.Cdo lloj debati duhet brenda institucioneve, debati i bën mirë sqarimit të kësaj cështje. Cështja e teatrit ka 20 vite që diskutohet dhe ne jemi në fund të punës për t'i dhuruar Tiranës një teatër sikur i ka hije. Ata që qajnë ditën dhe qeshin natën sikur ju dhemb shpirti. Ish-godina e teatrit, ju bëj një apel që të themi ish-godina e teatrit nuk i bënte nderë aspak kryeqytetit. Në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet fillimi i punimeve i bën nderë. Këta këtë punë kanë protestat. Lidhur me referendumin në demokraci populli qeveris me përfaqësim.