Balla sërish ftesë opozitës për bashkëpunim pas zgjedhjeve: Gati të reformojmë Kuvendin nga 140 deputetë në 101 deputetë! LSI nuk formon grup parlamentar

23 Prill 2021, 15:44

Partia Socialiste ka ftuar sërish për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit kryetarin e PD-së Lulzim Bashën. Deklaratat e numrit 2 të PS-së u bë ditën e sotme gjatë një interviste nga Elbasani me gazetarin Denis Minga në Report Tv. Balla tha se bashkëpunimi me PD-në ka nisur më 17 maj, duke shtuar se do të jetë në kuadër të reformave të thella në qeveri. Balla tha se në mandatin e ardhshëm janë të gatshëm që të bashkëpunojnë dhe të ulin numrin e kandidatëve për deputetë në Kuvend nga 140 në 101