Balla sfidon Metën: Shqyrtimi i dekretit të Metës përfundon pas 15 marsit! Presidenti i vjen 'anash' Kuvendit

4 Mars 2020, 13:28

TIRANE- Dekreti i presidentit Ilir Meta do të shqyrtohet nga Kuvendi pas datës 15 Mars, datë kur kreu i shtetit ka deklaruar se do të shpërndajë parlamentin në rast se nuk votohet dekreti i tij për betimet në Kushtetuese. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla tha sot se Kuvendi do të njoftohet nesër lidhur me dekretin e presidentit dhe sipas procedurës do duhen tre javë për përfundimin e shyrtimit të saj. Ai tha se do të pritet edhe opinioni i Venecias lidhur me makanizmat zhbollues, teksa shtoi se raporti do të vijë brenda "Sulltan Novruzit", (datës 22 Mars).