Balla sjell 7 propozime për ndryshimet në Kodin Penal: Meta do i kthejë mbrapsht, i intereson vetëm opozita

18 Korrik 2019, 12:19

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla solli në Kuvend 7 propozimet e socialistëve lidhur me ndryshimet në kodin penal lidhur me qetësinë publike, siguria shëndetësore, sigurisë ushqimore, mbajtjen e armëve pa leje, mbrojtjes së mjedisit dhe kodin elektoral.

Balla tha se është i vetëdijshëm se Meta do i kthejë këto ligje në Kuvend pasi nuk mendon për interesin e shqiptarëve por për atë të opozitës.

"Ky kuvend ka bërë një prej gjërave për të mira në 28 vite atë të bllokimit të ushtrimit të lojërave të fatit. Amendamentet e kuadrit ekzistues të Kodit Penal për rendin dhe qetësinë publike janë pasojë e kërkesave në rritje të qytetarëve. Nuk shkon dot në një bregdet shqiptar teksa pranë hotelit dhe shtëpisë ku ke marrë përsipër të çosh familjen për pushime të vjen një boom boom dhe vetëm pushime nuk mund të quhen. Propozojmë edhe dekriminalizimin e gabimit mjekësor kur këto pasoja nuk vijnë si pasojë e një gabimi njerëzor. Mjekësia nuk është një shkencë ekzakte por një nga detyrat e shërbimit publik. Propozojmë ashpërsimin e dënimeve për mbajtjen e armëve. Paraardhësit tuaj këtu vinin me flakadanë. Bëhet fjalë vetëm për ato që bien në kundërshtim me ligjin. Nuk po flas për fishekzjarrët e fëmijëve të moshës së Lulzim Bashës. Ishim i vetmi vend që nuk kemi penalizim të transportit të fishekzjarreve duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Mjedisi në këtë vend nuk mbrohet si duhet me ligj dhe kod penal. Ky legjsilacion duhet të plotësohet.