Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e fshatit Togëz në Librazhd.
Balla gjatë fjalës së tij Balla tha se Togzi është një prej modeleve të shtrirjes së procesit të rilindjes urbane.
“Togzi është një prej modeleve tona të shtrirjes së procesit të rilindjes urbane. Ndoshta do të kishim mbaruar edhe fazën e dytë të shtrimit të rrugëve mes pallateve por duhet të kuptojmë se kemi patur pothuajse dy vite teje të vështire. Dy vite të sfidave që duhen 100 vjet të përballesh me to. Këto ishin 2 vite sprove dhe unë mendoj që pjesa më e vështirë ka kaluar sepse sot jemi në situatën që po ecim shumë mirë me vaksinimin. Në Librazhd numri i vaksinimit po ecën me shpejtësi për të garantuar që në fund të muajt maji t’i kthehemi normalitetit. Rikthimi në normalitet na krijon mundësin që të fillojë të qarkullojë ekonomia dhe ne të vazhdojmë investimet tona” tha ai.
Balla shtoi se Partia Socialiste ka dyfishuar ndihmën sociale dhe që në mandatin e ri synojnë që rroga minimale të jetë 400 mijë lekë të vjetra.
“Ne kemi dyfishuar ndihmën ekonomike dhe ne do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë atyre që kanë nevojnë. Ne do ta çojmë pagën minimale 400 mijë lek të vjetra dhe mbi zero tatim mbi pagën. Ne kemi bërë shumë punë por unë i pari nuk jam ende i kënaqur me atë që kemi arritur në Librazhd, sepse kemi shumë punë për të bërë. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë pa asnjë dallim që ta ndërlidhim Togëzin me pjesën tjetër për ta zhvilluar këtë fshat”, u shpreh ai.
Më tej Balla përmendi investimet e bëra në Librazhd dhe sidomos në Togëz, ku përfshihet sektori i bujqësisë dhe problematiak tjetër që ishte uji i pijshëm.
