Balla te ‘5 Pyetjet’: Jam i bindur që Meta do të dekretojë ministrat

7 Janar 2019, 22:07 | Përditesimi: 7 Janar 2019, 22:07

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’.

Si e gjykoni protestën e sotme?
Së pari dua të bashkohem me një pjesë të madhe të studentëve, të cilët janë ndier keq ku ata që po përpiqen të marrin peng protestën bënë disa akte të turpshme në dyert e universiteteve, me çekiç, gozhdë dhe zinxhirë. Protesta e vërtetë ia ka arritur qëllimit të vet, tani jemi në fazën ku një pjesë e konsiderueshme kanë marrë zgjidhje, por nuk janë tetë, por më shumë që kanë filluar të zgjidhen. Të gjithë studentët janë informuar se prej sot dhe deri në fund të këtij viti shkollor asnjë student nuk do të paguajë më pjesën e mbetur të tarifës, pasi është reduktuar me 50%.

Nëse nuk ndodh që studentët të pranojnë këtë realizim dhe vijojnë protestën...
Kam bindjen me përjashtim të atyre që po përpiqen të marin peng protestën. Dje shikoja Kryemadhin që vraponte nga një qendër universitare në tjetrën për të takuar ndonjë student dhe bënte thirrje. Apo thirrjet e kryetarit të PD apo të Sali Berishës që u shfaq sot edhe me formën tjetër të protestës. Ka një formë tjetër Saliu proteste, vendos dinamit te shtylla e tensionit të lartë

Nëse ti nuk ke më ai Babaramo që kam njohur prej vitesh, të ka humbur nuhatja. Le të dalë të shprehet ai i pari. Është e turpshme gjithçka ka ndodhur nga PD dhe Sali Berishës. Kështu proteston Saliu. Përsa i përket

Keni hyrë në vitin e gjashtë të pushtetit, mos jeni vonë?
Në 2021 PS do të rikonfirmohet për një mandat të tretë. Nga sot deri në 2021 kemi filluar, në 2015 kemi miratuar ligjin për arsimin e lartë, në dy vitet e para ka pasur vonesë na zbatim, ne e pranojmë, por është ndër ligjet më të mira

Pra nuk e ndryshoni?
Është ligji i arsimit të lartë, i cili do të forcojë maksimalisht universitetet publike në Shqipëri. I ka dhënë autonominë që universitetet kanë kërkuar. Është modeli më i mirë. Por sigurisht ne kemi sanksionuar përfaqësimin më të mirë dhe të denjë të studentëve. Studentët do të kenë përfaqësuesin e tyre me reputacion, i cili do të jetë syri, veshi, audituesi, i monitorimit financiar.

Kryeministri ndryshoni 70% të qeverisë me një të rënë të lapsit
Nuk ka lidhje protesta me ndryshimet në qeveri, të jemi të qartë më ketë. Sigurisht që qeverisja ka në një moment të caktuar, bën edhe ndryshime në përfaqësinë e vet, secili prej tetë ministrave meriton të gjithë respektin për kontributin për suksesin apo ndonjë mos realizimin brenda afatit. Ne kemi një raportim për performacën e cdo ministri në cdo 6-mujor.

Ju thatë se është i ditur, por unë hyra në google dhe e vetmja referencë ishte një apo dy emisione televizive...
Kjo që renditët nuk ka lidhje fare, Gent Caka do të jetë ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Kosova është shtet i pavarur ka ministrin e vet, Caka do të jetë ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Ne mbështesim vetëm dialogun e barabartë mes shtetit sovran të Kosovës dhe Serbisë.

Ju si PS, kë qëndrim mbështesni për kufijtë?
Qëndrimi i cdo shqiptari që realisht ia do të mirën Kosovës dhe shqiptarisë duhet të thotë ‘ne ia kemi arritur ditës së Kosova jonë e dashur të kenë autoritetet e veta dhe të mbështesim dialogun me Serbinë për një zgjidhje përfundimtare. Në harmoni me ata që bënë të mundur që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe në këtë harmoni, SHBA dhe BE do të mbështesin produktin e një paqe të qëndrueshme.

Ju jeni numri dy i PS, u konsultua Rama me ju para ndryshimeve apo i mësuat në asamble?
Kryeministri ka zhvilluar një serë takimesh me kryesinë, sekretarin e përgjithshëm, kryetarin e grupit dhe ministrat dhe më pas...Ndryshimet erdhën pas analizës. Në korrik do të ketë sërish një analizë dhe nëse këta që hynë apo që nuk u zëvendësuan sigurisht që....

Cfarë ndodh nëse presidenti nuk e dekreton shkarkimin e Bushatit
Nuk dua të diskutoj këtë çështje, pasi besoj që Presidenti për të cilin unë kam votuar me të dyja duart, nuk do ta shkelë kushtetutën dhe nuk dua të prezumoj, mik im, ish kolegu, Ilir Meta do të shkelë Kushtetutën.

E ka lënë të qartë të kuptohet, nuk shkarkoi Bushatin...
Për këtë pyesni zotin Meta. Unë mendoj dhe jam i bindur, nuk e shkel kurë Kushtetutën. Nëse ka ndryshuar nga 2017, tregon se ka ndryshuar....Nuk e ka presidenti të drejtën për të refuzuar një propozim. Ne jemi Republikë e pastër parlamentare. Autoriteti themelor në këtë vend është Kuvendi, mazhoranca përmes kryeministri ka propozuar këtë.

Ju si e lexoni, nuk e ka shkarkuar ministrin e Jashtëm Bushati?
Është ceremonial i përcaktuar qartë.

Nëse do të ishte kështu do të bënte vetëm betimin...
Kjo është e qartë, duke njohur Metën. Në 1998 ka qenë zv/ kryeministër pas ndryshimeve të shtatorit në qeveri, kur iku Nano dhe erdhi Majko, ka qenë njëri prej zërave më të rëndësishëm të PS asokohe që u bënë thirrje shqiptarëve që të votonin këtë kushtetutë.

Katër prej të propozuarve nuk janë nga PS, po kthehet PS në një Rilindje?
Kanë pranuar të marrin përgjegjësi në ministri me shumë rëndësi. Besa Shahini dhe Caka edhe në këtë orë janë në zyrë me atë që unë i njoh. Kanë kontribut të shkëlqyer në këto pak kohë. Sot zv/ ministër, nesër do të jetë ministër

Pse flisni me kaq siguri se Meta do i dekretojë?
Nuk ka nevojë për sinjale për një gjë kaq të qartë. Kam bindjen se Meta do të respektojë Kushtetutën, këtu mbaron.

r.k./Shqiptarja.com