Balla thirrje PD e LSI: Të mbledhim që nesër Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme për Kodin Zgjedhor

27 Dhjetor 2018, 15:59

Maxhoranca i bën thirrje opozitës për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, se shumica është gati për mbledhjen e Kuvendit që ditën e nesërme nëse opozita është e gatshme. 

Për PS-në e drejta e votës për qytetarët që jetojnë jshtë vendit, mbetet kushtu i vetëm, për të përfshirë në Kodin e Ri zgjedhor votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Edhe në thirrjen e fundit që bëra në dy seancat e fundit të Kuvendit, është që të mblidhemi dhe të votojmë me opozitën Kodin e Ri Zgjedhor. Një Kod Zgjedhor që adreson rekomandimet e OSBE/ODIHR. Jemi gati që nesër, pavarësisht se jemi në prag të festave. Por menjëherë në fillim të janarit, të mos presim 21 janarin kur është seanca e parë e sesionit të ri, që të miratojmë Kodin e Ri Zgjedhor, për të votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Ta miratojmë që nesër.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist

Ditën e nesërme është paralajmëruar një protestë nga diaspora para Kryeministrisë dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se nëse do ishin ftuar në këtë protestë, PS-ja do të merrte pjesë. “Nëse do ishim ftuar, edhe ne do ishim pjesë e protestës së diasporës. E dimë që Shqipëria i ka një borxh gjithë shqiptarëve që jetojnë në çdo cep të territorit dhe në këto vite janë kontributor i ekonomisë së vendit”, tha Balla.