Balla: Vota e emigrantëve u bllokua nga PD-LSI, turp i tyre që duhet ta mbajnë

29 Mars 2021, 11:52 | Përditesimi i fundit: 2021-03-29 15:07:12

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka folur për mënyrën e fletës së votimit në zgjedhjet e 25 prillit tha se ajo duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe e kuptueshme për qytetarët që të mos krijojë mundësi që ajo të bëhet e pavlefshme. Për këtë Balla tha se modeli i fletës së votimit të Kosovës është perfekt, ku partitë përfaqësohen nga numrat dhe jo emrat e kandidatëve. Gjithsesi Balla tha se duhet pasur parasysh edhe procesi i numrit pasi ajo bëhet me numërues partiak dhe partitë e vogla e ndjekin këtë proces nga skanimi i fletës së votimit që del në ekran.

Në lidhje me votën e emigrantëve që nuk do të jetë e mundur në këto zgjedhje, për numrin dy të PS është faj i PD dhe LSI që kanë bllokuar çdo proces dhe mundësi në lidhje me procedurat që duhet të ndiqeshin për emigrantët që të votonin më 25 prill. Balla tha se kjo është turp dhe përgjegjësi që duhet ta mbajë PD dhe LSI së bashku.

“PD dhe LSI nuk u dhanë mundësinë emigrantëve të votojnë, bllokuan të gjithë vendimmarrjen. Nuk kam se çfarë ju the, PD dhe LSI duhet të mbajnë në përgjegjësinë e plotë të një bllokimi të pakuptimtë që Shqipëria duhet ta kishte bërë këtë hap në këto zgjedhje. Mungesa e votës së emigrantëve është turp i tyre”, tha Balla.