Balla-Berishës: Grabitës pronash! Kompesove tokat e Viçidolit me prona në Dhërmi! Prova të tjera shtesë në SPAK për 'Kompleksin Partizani'

23 Qershor 2022, 14:03

Sali Berisha mori kompensim me prona në Dhërmi për tokat e tij në Viçidol. Akuzën e bëri sot në Kuvend në drejtim të ish-kryeministrit kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Po fliste para pak minutash një grabitës pronash i paimagjinueshëm. Ky grabitësi i kërkon ndjesë ish pronarëve, që ka njohur pronbat e veta nga Viçidoli në bregun e Dhërmiut. Kompesim të pronave të Viçidolit në Dhërmi. Si ka mundësi që ky është pronar pronash ën Dhërmi. Si ka mundësi që është pronar tokash në Gjirin e Lalëzit, ku janë të gjithë këta rraca e këtyre. Ky grabitësi i pronave vodhi edhe pronën në qendër të Tiranës, Kompleksin Partizani. Nesër do t’i ccoj sërish prona të tjera shtesë SPAK-ut se si nuk i është kthyer pronarëve dhe është grabitur Kompleksi Partizani. Nga ky që flet këtu për të drejtat e pronarëve, tha Balla.