Balliu dhe Braimllari përplasen me policinë, Veliaj: Bulevardi i Ri pengohet nga fëmijë të llastuar

17 Prill 2019, 16:38

Ka nisur me tensione mëngjesi i sotëm në Bregun  e Lumit, pasi fadromat kanë shkuar për të prishur shtëpitë e banorëve.

Në mbështetje të banorëve të cilëve do t'i prishtet banesa kanë shkuar edhe ish-deputetët e opozitës Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari të cilët janë përplasur me policinë duke kundërshtuar ndërhyrjen e tyre.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj komentoi edhe përpjekjet e opozitës për të bllokuar ndërtimin e Bulevardit të Ri, që do të jetë boshti i asaj që nesër do të quhet Tirana e së ardhmes. Veliaj deklaroi se politikanët e llastuar dhe të fortët e politikës shqiptarë nuk mund të bllokojnë ndryshimin.

Ndërtimi i Bulevardit të Ri prek 38 banesa. Deri më tani janë shembur 10 banesa ndërkohë që sot parashikohet të shemben edhe 12 të tjera.

Prishja e e banesave do t;i hapë rrugë zgjatimit të Bulevardit të Ri.