Jam gati që t'ua oganizojë unë takimin me Veliaj vetëm që t'u zgjidhin problemin këtyre qytetarëve. Aty ka fëmijë, është absurde, janë me qindra zonja. Hajde zgjidhuani problemin këtyre qytetarëve. Nuk i shemb dot ato shpia, nuk doi i shtypësh me fadroma banorët. Përpara se të shtypësh banorët, duhet të kalosh një herë mbi trupin e grupit parlamentar të PD-së që ditën që do i sjellë këto fadroma do i ketë rresht aty përpara, sepse i kemi thënë dhe do i përsërisim jemi në mbështetje të këtyre banorëve sepse janë aty për kauzë legjitime që e mbron dhe ligji dhe Kushtetuta dhe mbi Kushtetutën nuk do shkeli as Edi Rama dhe as Erion Veliaj. Për ta mbrojtur atë, ne do jemi në vijë të parë", tha më herët Balliu.
Balliu: Po erdhën fadromat tek Astiri do kalojnë mbi trupat tanë
No videos found.