Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka vazhduar akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, gjatë ditës së sotme, teksa u shfaq në protestën e banorëve të Astirit. Balliu akuzoi policinë se ushtroi dhunë ndaj protestuesve në tubimin e djeshëm të opozitës. Ai tha se qytetarët nuk e duan dhunën dhe kërkojnë zgjidhje nga politika.
"Rama dorëhiqu hapi rrugë zgjidhjes politike. Hapi veshët që qytetarët të kthehen në normalitet. Hapi rrugë zgjdhjes politike. Nuk ke forcë t'i dalësh para lëvizjes së 16 Marsit. Në protestë ishin të majtë dhe të djathtë. Policia kriminale i hodhi gazin serb qytetarëve shqiptarë. Ajo ushtroi dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. Ne nuk do të tolerojmë që qytetarëve shqiptarë t'i hidhet gazi. Sot ne bëjmë plot pesë muaj në protestë. Rama dhe gjithë kjo qeveri janë zgjedhur në mënyrën më barbare. Qytetarët tanë janë qytetarë europianë. Janë qytetarë që nuk duan dhunën. Ata duan zgjidhje politike dhe jo dhunë. Thirri mendjes zotëri se qytetarët janë në rrugë. Vazhdojmë protestën deri në rrëzimin e Rilindjes", u shpreh Balliu.