‘Ballkani i Hapur’ Rama: Nuk na bashkon, por as s'na ndan! Kurti: S’kam asgjë të re, vëllezërit s’kanë nevojë për ndërmjetësues

20 Qershor 2022, 14:40

Duke u ndalur tek çështja e Ballkanit të Hapur, dy kryeministrat shqiptar ndahen për këtë nismë, por kjo nuk i pengon në marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale. Kështu thanë në një konferencë të përbashkët kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri Edi Rama.

Kurti: Së pari duhet të theksojmë se arritëm marrëveshje protokolle dhe memorandume 19 sot dhe kjo është për tu përshëndetur. Marrëdhënie tona bilaterale janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërorë dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues midis njëri-tjetrit. Janë marrëveshje që të forcojmë të dy shtetet tona. Për çështjen e Ballkanit të Hapur është e një dimensioni tjetër, nuk kam asgjë të re tu them.

Rama:  Nuk na bashkon, por as nuk na ndan. Kemi këndvështrime të ndryshme, por këto nuk na pengojnë që në marrëdhëniet bilaterale ne të vazhdojmë të ecim përpara, ashtu sikundër theksoj se porosia ime për qeverinë që drejtoj është që çdo gjë jetësojmë në Ballkanin e Hapur duhet ta jetësojmë edhe me Kosovën. Operatorët ekonomikë, dhënia të gjithë kompanive që kontribuojnë në volumin tregtar mes 2 vendeve dhe nuk kanë risk të lartë, që do të thotë nuk janë të dyshuara për veprimtari të paligjshme, e një autorizimi për të pasur një korridor pa asnjë kontroll në doganë, këtë e kemi në Ballkanin e Hapur dhe këtë duam të jetësojmë edhe më Kosovën

    No videos found.