'Ballkone si në kafazet e kopshtit zoologjik'/ Veliaj-PD: Fasadat pronë e Bashkisë! Bulevardi 'Zogu i I' gati para festave të nëntorit! Monumenti i mbretit do zhvendoset

13 Korrik 2020, 15:38

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, lidhur me denoncimin e bërë për "kafazët prej hekuri" të vendosur në ballkonet e shtëpive te Bulevardi 'Zogu i 1'. Veliaj është shprehur se pjesa më e madhe e banorëve janë treguar bashkëpunuse, teksa për 1% që janë të pakënaqur, ai ua bëri të qartë që fasada është pronë e Bashkisë.  "Ka ardhur koha të kemi uniformitet", tha mes të tjerave Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve.