Ballsh, naftëtarët marshim brënda ambienteve të uzinës! Dautaj: I nxorëm zbuluar', këtu s'ka pronar

14 Tetor 2020, 11:08 | Përditesimi i fundit: 2020-10-14 11:12:21

Naftëtarët kanë shqyer derën kryesore, ka depërtuar në kordonin e policisë private dhe janë futur në ambientet e rafinerisë. Kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj tha se kompania "doli zbuluar" pasi aty nuk punon askush nga administrata.

"Këta kanë marrë një urdhër, për të mos i nxjerrë zbuluar, këtu nuk ka privat. Kjo nuk është një protestë e dhunshme, ne jemi këtu për t'u treguar shumë qartë që ky ka qenë një show i radhës, nuk ka pronar. Tani nuk ka asnjë zyrë, dera është kycur, prej një viti ka heshtje, ai që thotë jam pronar, ne kemi dëgjuar që ka iku "Allun". Kjo i nxjerr zbuluar që këtu nuk ka. Nuk e mbajnë dot këta rafinerinë", tha Dautaj.