Ballsh, naftëtaret në ditën e 12 të grevës së urisë/ Qytetarë protestë në mbështetje të tyre

26 Tetor 2020, 10:15 | Përditesimi i fundit: 2020-10-26 11:53:46

BALLSH - Greva e naftëtarëve gra ka hyrë në ditën e 12-të.  Gjendja shëndetësore e tyre sa vjen dhe rëndohet.

Në këtë kohë, edhe gripet sezonale ndikojnë në gjendjen e tyre. Sot ishte parashikuar që të mblidheshin qytetarë dhe punëtorë të uzinës në një protestë.

Por numri i tyre nuk është shumë i madh. Në këtë tubim parashikohet të vendosin mbi hapat e tjerë që do të ndërmarrin ata.

Grupi organizator ka shkuar pranë ambientit ku rrinë gratë naftëtare.