Balluku: Duhet të vijë ndërgjegjësimi për sigurinë rrugore

27 Shkurt 2020, 12:36

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar në konferencën për sigurinë rrugore 2020 se duhet një transformim i mentalitetit fillimisht ndërsa shtoi se masat e pasagjerëve në transportin rrugor duhet të vijë në nivelin e atij ajror.

"OKB e ka renditur sigurinë rrugore si një prioritet globale për zgjidhje. Na duhet një transformim në mentalitet fillimisht. Kjo nënkupton vendosjen e sigurisë si një vlerë të panegociueshme. Të gjithë ju keni pasur mundësi të udhëtoni. Një avion nuk ngrihet nëse nuk vihet rripi i sigurimit apo nëse hapen dritaret. E njëjta gjë kërkohet të bëhet në transportin rrugor. Duhet të kalojnë në ADN tonë siguria rrugore. Siguria duhet të jetë indikatori kryesor matës i suksesit të transportit", tha Balluku.