Balluku: Humbjet në aviacion nuk prekin buxhetin!

10 Prill 2020, 16:22

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se Aviacioni Civil ka marrë goditjen më të madhe nga mbyllja e transportit. Sipas saj humbjet e fitimeve janë 100% por nga ky dëm nuk preket buxheti i shtetit. Po ashtu Balluku njoftoi se janë shkurtuar pagat në mënyrë drastike për punonjësit e aeroportit.