Balluku për Report Tv: Asnjë punonjës në kantierët që vijojnë punën nuk është infektuar me COVID-19

10 Prill, 15:08

Ministrja Belinda Balluku tha se nuk ka asnjë rast të një punonjësi që mund të jetë infektuar. Të gjitha kantieret që janë duke punuar i përmbushin rregullat për masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

"Shumë nga projektet të cilat nuk pengohen për shkak se të gjitha punët kryhen në ambiente të hapura, dhe distanca fizike mes punëtorëve është goxha e madhe, ne na duhet të koordinojmë dhe vlerësojmë ecurinë e projekteve, se janë shumë të rëndësishme. Projekte që kishin nisur dhe po ecnin me ritme të shpejta, apo të tjera që sapo nisën por që kemi të detyruar t'i pezullojmë. Nuk kemi pasur asnjë rast të një punonjësi që mund të jetë infektuar në kantierët tona apo në të gjitha njësitë e tjera operative, sic është porti i Durrësit, apo task forca e transportit rrugor apo njësi të tjera që kanë vazhduar punën gjatë gjithë kësaj kohe. Ky është tregues që masat janë marrë dhe janë zbatuar. Disa nga kantierët janë me kapacitet të plotë, siç është ai i Bypassit të Fierit, rruga e Arbrit, apo të rrugës Kardhiq-Delvinë. Janë kantiere të mëdha, distanca ruhet, kryesisht operimet kryhen me mjete të rënda, kështu që nuk është dashur të ulim kapacitetin e punonjësve. megjithatë mbikëqyrja ka qenë më e shtuar për t'u siguruar që gjithçka respektohet", tha ministrja në një intervistë për Report Tv.

Kategori të tjera