Balluku: Të gjitha akset janë të kalueshme, moti ekstrem deri të premten! Shkak i bllokimit të aksit Milot-Lezhë, stuhia dhe makinat e prishura

14 Shkurt 2021, 16:25

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, nga aksi Tiranë-Elbasan ka folur në lidhje me problematikat që janë krijuar në akset kryesore në vend për shkak të motit të keq.

Balluku tha se të gjitha akset nacionale kombëtare janë të aksesueshme, ndërkohë që në disa prej tyre kërkohet përdorimi i gomave të dimrit dhe zinxhirëve.