Bamir Topi: Marrëveshja e 5 qershorit sajesë për të futur në lojë PD-në

19 Qershor 2020, 09:42

Emisioni Repolitix trajtoi fillimisht aktualitetin politik ku I ftuar ishte ish presidenti I Republikës Bamir Topi . Ish kreu I Shtetit foli për reformën zgjedhore duke e cilësuar marrëveshjen e 5 qershorit një sajesë politike që bëhet për të futur në lojë opozitën, e cila doli me vullnet të plotë jashtë kësaj loje politike. Bamir Topi foli dhe për marrëveshjen e detit Greqi-Shqipëri duke theksuar se nuk ka patur ndërhyrje të Turqisë. Në pjesën e dytë të emisionit u trajtua deklarata e deputetit Halit Valteri në Kuvend se ai ka një video të personave që akuzohen për atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Në studio deputeti Valteri shpjegoi se videon e kishte siguruar nga babai I të riut që mbeti I vrarë në atë atentat. Gazetari Arsen Rusta tha se SPAK ka vendosur të marrë në pyetje deputetin për deklaratën e tij në Kuvend.