'Me fuqinë e kësaj zemre do këndoj', Sidrit Bejleri i këndon atdheut

12 Prill 2020, 13:40 | Përditesimi i fundit: 2020-04-12 13:42:38

Një nga këngët më të njohura për atdheun, "Për ty atdhe", vargjet e të cilave kanë frymëzuar breza të tërë për tu bërë qytetarë më të devollshëm, është risjellë edhe një herë nga artisti Sidrit Bejleri dhe banda e Mario Dedës.
Kjo këngë vjen në kuadër të nismës së shumë artistëve për të sjellë art nga shtepitë e tyre, në kohën kur koronavirus ka pezulluar çdo aktivitet kulturor.
'Për ty atdhe' është kënduar fillimisht nga artisti me zërin brilant Mentor Xhemali.