Banda e Mario Dedës dhe Egzona Ademi sjellin 'Shiu i verës'

12 Prill 2020, 13:47

Banda e Mario Dedës dhe këngëtarja Egzona Ademi kanë sjellë nga karantina një nga këngët më të bukura shqiptare dedikuar dashurisë.
Në një 'koncert virtual' ata i dedikojnë të gjithë shqiptarëve në shtëpitë e tyre këtë këngë, si mesazh se dashuria duhet të jetë elementi me të cilin të ndërtohen marrëdhëniet njerëzore jo vetëm në kohën e koronavirus.