Banderola që të mbush me optimizëm në hyrje të urgjencës në Lushnje

17 Mars 2020, 14:05

Kushdo që do të shkojë në urgjencën e spitalit të Lushnjes, do të përballet me një banderolë gjigante shprese dhe optimizmi, të vendosur nga mjekët. "Bashkë do ia dalim" është mesazhi i bluzave të bardha që sot janë shndërruar në heronjtë të gjithësecilit në një kohë kur koronavirusi ka "pushtuar" Shqipërinë.  Lushnja ka qenë një qytet shumë i bindur ndaj rregullave, të cilët janë mbyllur në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e këtij virusi. Policia dhe ushtria janë në terren, ku po bën kontrolle në funksion e të zbatimit të këtyre urdhrave.