Banka Credins vjen me degën më të re SMART në Tiranë duke ofruar një eksperiencë unike për çdo klient drejt një bankingu digjital

5 Gusht 2020, 17:24

Banka Credins, një nga bankat më të mëdha në vend, ka nisur procesin e transformimit të degëve nga një banking tradicional drejt një bankingu modern dhe digjital. Falë konceptit të një dege Smart, sjellim një model të automatizuar duke ofruar një kombinim perfekt të një eksperience digjitale dhe asaj humane, për të ofruar një shërbim unike për çdo klient.

Dizajni i degës inovative SMART, nënkupton persona të specializuar që kryejnë funksionin e mikpritjes, të informimit dhe trajnimit të çdo klienti, për të lehtësuar përdorimin e çdo shërbimi bankar. Krijimi i një këndi inovativ ku klientët mund të relaksohen para tabletave të vendosura, u mundëson atyre të këshillohen nga stafi ynë për të shkarkuar aplikacionin dhe për ta përdorur atë direkt duke pirë një kafe në një atmosferë të ngrohtë.