Banka e Shqipërisë propozon tavan për interesat e kredisë konsumatore: Synojmë të mbrojmë qytetarët nga normat e larta

12 Prill 2021, 19:55

Banka e Shqipërisë kërkon të vendosë një normë interesi tavan te kreditë konsumatore të individëve. Një propozim i tillë vjen pas normave të larta të interesit që aplikohen kryesisht nga shoqëritë jo-banka. Banka qendrore thotë për Report TV se synohet mbrojtja e qytetarëve, pasi në treg ka devijime.